Gastronomia mbyllet edhe për një javë, “Do të fitojnë nga 15.200 denarë për çdo të punësuar” - Gazeta Express
string(89) "gastronomia-mbyllet-edhe-per-nje-jave-do-te-fitojne-nga-15-200-denare-per-cdo-te-punesuar"

Gastronomia mbyllet edhe për një javë, “Do të fitojnë nga 15.200 denarë për çdo të punësuar”

Ballina

Gazeta Express

20/04/2021 15:32

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka njoftuar, se Qeveria tashmë ka sjellë vendim, që objektet hotelerike do të qëndrojnë të mbyllura edhe për një javë.

Ndërkohë, ka bërë të ditur, se në pakon e 6 ekonomike është paraparë ndihmë edhe për këtë kategori të ekonomisë.

Lexo Edhe:

“Do të fitojnë nga 15.200 denarë për çdo të punësuar”, deklaroi Bytyqi, transmeton Tv21.

Ka treguar edhe kushtet se si do të fitojnë mbështetje financiare nga Qeveria.

“Kemi krijuar masë adekuate që t’u ndihmojmë objekteve hotelerike të cilët me vendim të Qeverisë u mbyllën gjatë dy javëve paraprake, kurse vendimin e vazhdojmë edhe për një javë, deri më 27 prill. Të gjithë hotelierëve do t’u mbulohen për 30% e të ardhurave, vlerë kjo që do të përllogaritet si përqindjen e vlerë mesatare e të hyrave nga vitet paraprake”, tha më tej Bytyqi.

Sipas asaj qe e publikoi ai, masë janë ndarë 9.9 milionë euro dhe parashihet të ndihmohen 6 mijë objekte hotelerike për rreth 17 mijë punëtorë.

Në po të njëjtin parim, me 2.5 milionë euro do të ndihmohen edhe restorantet për dasma, klubet e natës, industria e eventeve, qendrat e fitnesit, fotografët dhe studiot e fotografimit.