Gashi: Sot Lëvizja Vetëvendosje i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë - Gazeta Express
string(78) "gashi-sot-levizja-vetevendosje-i-dha-fund-njeres-prej-shtyllave-te-demokracise"

Gashi: Sot Lëvizja Vetëvendosje i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 12:50

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë, si shkak i pamundësisë për formimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore.

Pasi lëshoi sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, ai tha se sot “merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare”.

Lexo Edhe:

Sipas tij, sot Lëvizja Vetëvendosje, i ka dhënë fund njërës prej shtyllave të demokracisë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që një qeveri të bllokojë qëllimisht për 6 muaj një Komision Hetimor dhe në fund të pamundësojë vendimmarrjen në atë Komision. Problemi i abuzimit me rezervat shtetërore një ditë do të zbardhet, problemi i pamundësisë së funksionimit të shtyllës kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare prej është sot është model fatkeq për Kosovën. Sot e tutje çdo shumicë që do të vijë do ta ketë precedentin e ndërtuar nga VV-ja të bllokimit të Hetimit Parlamentar”, u shpreh Gashi. /EO