Gashi për "Express": 70% të lojërave në Kosovë janë të kurdisura - ndalet te Ferizaj - Gazeta Express
string(78) "gashi-per-express-70-te-lojerave-ne-kosove-jane-te-kurdisura-ndalet-te-ferizaj"

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 19:38

Gashi për “Express”: 70% të lojërave në Kosovë janë të kurdisura – ndalet te Ferizaj

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 19:38

Pasi u dënua sot nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) me përjashtim nga organizata e futbollit, ajeton Gashi për “Gazeta Express” ka përsëritur akuza të rënda.

Ai thotë publikisht se 70% të ndeshjeve në Kosovë janë të kurdisura.

Lexo Edhe:

Ai e ka përmendur Ferizajn, që sipas tij edhe ky klub duhet të dënohet, bazuar në arsyetimin e dhënë nga Komisioni i FFK-së në dënimin ndaj tij.

“Më vije keq se e kanë futur Ferizajn në këtë rend. FFK-ja bie ndesh me vetveten. Kur përmendet Ferizaj, domethënë edhe Ferizajn duhet me qitë prej lige. Mua po më vjen keq, por e kishin përmendur edhe Ferizajn. Unë në Ferizaj e kam fituar lojën. Më vije keq prej Ferizajt, por duhet me e përmend, desha apo jo, sepse e kishte cek vet Federata”, tha fillimisht i pari i klubit nga Lipjani.

“Nuk jam asi tipi që e marrë në qafë dikë, por po e shihni vet se çfarë po ndodh në futbollin e Kosovës. Nuk e di pse s’po reagoni ju gazetarët. Po dihet se kush po shkon në finale, kush po bëhet kampion e krejt çka po bëhet, këtu po dihet krejt ashiqare. Kurrkush nuk po reagon në Kosovë. Kam pritur që ju gazetarët të reagoni mas pari se ky është dëmi që po i bëhet futbollit të Kosovës, shtoi ai.

“Futboll Kosova nuk ka, mbaje mend se çfarë po ju them. Edhe në pesë-gjashtë xhirot e fundit krejt të manipuluara 70%. Krejt Kosova duhet të flet për këtë rast, për këtë dukuri sepse nuk ka futboll më”, deklaroi Gashi.

Kryetari i Ulpianës në një bisedë të mëhershme me “Gazeta Express” hodhi akuza të rënda nga FFK-së dhe kryetarit të saj, Agim Ademi, duke thënë mes tjerash se me ta do të përballet edhe në Gjykatë. /Gazeta Express/