Instituti GAP ka publikuar disa të dhëna për pagën minimale, që javën e kaluar, me vendim të Qeverisë, u rrit në 350 euro.
Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në 350 euro bruto në muaj?
Bazuar në të dhënat e pagave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për muajin maj 2024, numri i të punësuarve që do të ndihkohet nga rritja e pagës minimale është 117 mijë apo 30,4 për qind e të gjithë të deklaruarve si të punuar më punësim primar në ATK.
Sipas GAP’it më së shumti do të ndikohen punëtorët që kanë pagë nga 170 deri në 250 euro, ndërsa më së paku ata që kanë pagë deri në 80 euro.
Mosha mesatare e të punësuarve të prekur nga rritja e pagës minimale është 39,3 vjeç.
Ndërkaq sipas gjinisë, 58 për qind janë burra e 39 për qind janë gra. GAP ka sqaruar se për 3% të të punësuarve që preken nga paga e re minimale mungon variabla e gjinisë tek të dhënat e ATK.
GAP ka treguar edhe se cilët nënsektorë do të ndikohen më së shumti nga rritja e pagës minimale.