Futbollisti i njohur sulmohet fizikisht në një qendër tregtare në Stamboll - Gazeta Express
string(74) "futbollisti-i-njohur-sulmohet-fizikisht-ne-nje-qender-tregtare-ne-stamboll"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 12:04

Futbollisti i njohur sulmohet fizikisht në një qendër tregtare në Stamboll

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 12:04

Mesfushori i Galatasarayt dhe ish-lojtari i Arsenalit, Lucas Torreira, është sulmuar fizikisht në një qendër tregtare në Stamboll, duke shkaktuar tronditje në opinionin sportiv turk.

Incidenti ndodhi në lagjen Beyoğlu, ku uruguaiani u godit pranë një kafeneje nga një person, i cili më pas tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave turke dhe britanike, agresori u përpoq të arratisej me taksi, por u ndalua nga policia pak minuta më vonë, përcjell “Gazeta Express”.

Autoritetet konfirmuan se personi i arrestuar kishte precedentë penalë për dhunë fizike dhe madje ndaj tij ekzistonte edhe një urdhër ndalimi në lidhje me Torreiran.

Raportimet bëjnë të ditur se 30-vjeçari pësoi lëndime të lehta, përfshirë ënjtje dhe gërvishtje pranë syrit të majtë.

Futbollisti uruguaian mori trajtim mjekësor dhe më pas paraqiti kallëzim zyrtar ndaj agresorit, duke kërkuar ndjekje penale.

Në rrjetet sociale u publikuan edhe pamje të incidentit, ku shihet një përplasje fizike mes sulmuesit dhe disa personave nga shoqëruesit e Torreiras.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në Turqi dhe jashtë saj, ndërsa tifozët e Galatasarayt reaguan me zemërim për ngjarjen.

Policia turke po i vazhdon hetimet për t’i zbardhur plotësisht motivet e sulmit.

Sipas raportimeve paraprake, agresori kishte bërë më herët kërcënime ndaj lojtarit.

Torreira aktualisht është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Galatasarayt.

Që prej transferimit nga Arsenali në vitin 2022, ai i ka zhvilluar mbi 150 ndeshje me klubin turk dhe i ka fituar katër tituj kampion në Superligën turke. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement