Superiorja në sprintin final, afron faza e 'Final Four', në fundjavë luhen dy ndeshjet e para - Gazeta Express
string(89) "superiorja-ne-sprintin-final-afron-faza-e-final-four-ne-fundjave-luhen-dy-ndeshjet-e-para"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 12:21

Superiorja në sprintin final, afron faza e ‘Final Four’, në fundjavë luhen dy ndeshjet e para

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 12:21

Këtë fundjave nis faza e ‘Final Four’ në Kategorinë Superiore nga ku do të mësohet skuadra që do të shpallet kampione e vendit për sezonin 2025/2026.

Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo janë skuadrat që do të përballen mes tyre në këtë edicion nga të cilat pritet të shfaqin rivalitet dhe të dhurojnë emocione.

Këtë fundjavë do të luhen dy ndeshjet e para të kësaj faze; ditën e shtunë do të zhvillohet ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në orën 19:00, një ndeshje kjo që do të jetë e shtata mes tyre në këtë sezon duke marrë parasysh edhe Kupën e Shqipërisë.

Në 6 sfidat e para, mes këtyre skuadrave ka mbizotëruar ekuilibri me dy fitore për Vllazninë, 2 për Dinamon dhe 2 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Në kampionat Vllaznia ka 2 fitore, Dinamo 1 dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim.

Ndërsa në Kupën e Shqipërisë, ka 1 barazim dhe 1 fitore për Dinamon me këtë të fundit që kaloi në finale.

Ndërsa Egnatia dhe Elbasani do të zbresin në fushën e lojës në 17 maj në orën 19:00.

Edhe për këto dy skuadra kjo është ndeshja e 7 mes tyre në këtë sezon ku ajo që të bie në sy është se mes Egnatias dhe Elbasanit ka mbizotëruar barazimi.

Në kampionat, Elbasani ka fituar 1 ndeshje, ndërkohë që 3 ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim.

Po kështu këto dy skuadra u përballën mes tyre edhe në gjysmëfinale të Kupës, ku të dyja sfidat e kësaj faze u mbyllën me barazimin 1-1 me rrogozhinasit që kaluan në finale vetëm pas serisë së gjuajtjes së penalltive

Përballjet direkte Vllaznia – Dinamo 2025/26

Dinamo – Vllaznia 3-1

Vllaznia – Dinamo 1-0

Dinamo – Vllaznia 0-2

Vllaznia – Dinamo 0-0

Dinamo – Vllaznia 1-1

Vllaznia – Dinamo 0-1

Përballjet direkte AF Elbasani – Egnatia 2025/26

Egnatia – Elbasani 1-1

Elbasani – Egnatia 1-0

Egnatia – Elbasani 2-2

Elbasani – Egnatia 0-0

Egnatia – Elbasani 1-1

Elbasani – Egnatia 1-1 (2-4 pen.)

Advertisement
Advertisement
Advertisement