FSK-ja shpall konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj - Gazeta Express
string(51) "fsk-shpall-konkurs-per-pranimin-e-rekruteve-te-rinj"

Gazeta Express

07/08/2020 10:24

FSK-ja shpall konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj

Gazeta Express

07/08/2020 10:24

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nga data 10 gusht do të shpallet konkursi për pranimin e rekrutëve të rinj-ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga kjo Ministri, konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2020.

Lexo Edhe:

“Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet”, thuhet në njoftim.