Fshati që shkelet vetëm nga njeriu, biçikletat dhe traktorët - Gazeta Express
string(59) "fshati-qe-shkelet-vetem-nga-njeriu-bicikletat-dhe-traktoret"

Fshati që shkelet vetëm nga njeriu, biçikletat dhe traktorët

Fun

Gazeta Express

21/09/2021 1:16

Fshati pa makina. I ndodhur në veriperëndim të Italisë, në shpatet e thepisura të luginës Aosta, është qyteti i vetëm i vendit që nuk mund të arrihet me makinë. Grupi i shtatë fshatrave që përbëjnë Chamois është i lidhur përmes shtigjeve dhe rrugëve që shkelen vetëm nga njeriu , biçikletat dhe traktorët e rastit.

Në 1815 metra lartësi, Chamois u mbajt larg nga autostradat dhe trafiku i zhurmshëm. Megjithatë, me zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe lulëzimin ekonomik në fillim të viteve 1960, fshatarët e kësaj zone nisën të mendonin nëse do ta pranonin përdorimin e automobilave, apo jo.

Lexo Edhe:

Në vitin 1965, 95% e banorëve të fshatit votuan kundër një rruge që do t’i lidhte me luginën poshtë. Në vend të kësaj, ata kërkuan ndërtimin e një teleferiku, për të zëvendësuar përdorimin e mushkave, që kishte qenë prej kohësh metoda kryesore e transportit. Megjithatë, Chamois vazhdon të tkurret dhe popullsia sot numëron afërsisht 100 banorë. Banorët e saj mbeten të vendosur, jo vetëm për të ndaluar përdorimin e makinave, por edhe për të eksperimentuar me projekte ekologjike, si sistemet e energjisë së rinovueshme.

Chamois, ndonëse i izoluar, ende tërheq vizitorë të shumtë që adhurojnë aktivitetet në natyrë. Në verë, çiklistët dhe shëtitësit eksplorojnë zonën, ndërsa në dimër, pistat e skive mbushen me skiatorë nga e gjithë bota.