FNSH zhvillon aksion shpëtimi në Shkodër, nxjerr nga izolimi i borës banorin - Gazeta Express
string(75) "fnsh-zhvillon-aksion-shpetimi-ne-shkoder-nxjerr-nga-izolimi-i-bores-banorin"

FNSH zhvillon aksion shpëtimi në Shkodër, nxjerr nga izolimi i borës banorin

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 23:09

FNSH ka zhvilluar një operacion shpëtimi në zonën e Shkodrës.  

Dëbora e ditëve të fundit ka mbuluar totalisht një ndërtesë prej 4 metrash, ku kishte mbetur i bllokuar brenda një shtetas.

Mësohet se te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ka një trashësi prej 4 metrash, ndërsa i bllokuar kishte mbetur Pjetër Lulashi.

Ende nuk dihet se prej sa ditësh Lulashi ndodhej në objekt i bllokuar nga dëbora. Ngjarjen e ka bërë të ditur deputeti Ilir Beqja.

Postimi i Ilir Beqja:

Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra.

Lexo Edhe: