Flick: Jemi Barcelona dhe gjithmonë duam ta fitojmë Championsin - Gazeta Express
string(62) "flick-jemi-barcelona-dhe-gjithmone-duam-ta-fitojme-championsin"

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 11:00

Flick: Jemi Barcelona dhe gjithmonë duam ta fitojmë Championsin

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 11:00

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për “Sky Sport” pas eliminimit nga Champions League, duke e treguar zhgënjimin, por edhe besimin për të ardhmen e skuadrës katalunase.

Fitorja 2:1 në shtëpinë e Atletico Madridit nuk ishte e mjaftueshme për “Blaugrana”, të cilët e bënë një lojë fenomenale në “Metropolitano”, por që iu kushtoi humbja në duelin e parë çerekfinal të luajtur javën e kaluar në “Camp Nou”, 0:2, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri gjerman e theksoi ambicien e klubit për të qenë gjithmonë në majë të Evropës: “Jemi Barcelona dhe duam gjithmonë ta fitojmë Champions Leaguen. Ky është objektivi ynë”, u shpreh ai.

Flick e vlerësoi paraqitjen e ekipit, pavarësisht eliminimit, duke nënvizuar se skuadra tregoi karakter dhe dominim në shumë momente të ndeshjes.

“Lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Kemi bërë shumë gjëra mirë, por duhet të përmirësohemi në disa detaje që e bëjnë diferencën në këtë nivel”, deklaroi tutje ai.

Flick e pranoi se në Champions League çdo gabim ndëshkohet menjëherë: “Në këto ndeshje vendosin episodet. Duhet të jemi më të saktë dhe më të fortë në momentet kyçe.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement