Bayern – Real, finale para finales në Champions - Gazeta Express
string(44) "bayern-real-finale-para-finales-ne-champions"

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 12:32

Bayern – Real, finale para finales në Champions

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 12:32

Liga e Kampionëve do t’i sjellë sonte dy përballje të tjera çerekfinale që pritet ta vendosin fatin e gjysmëfinalistëve.

Vëmendja e të gjithëve do të jetë e përqendruar tek super-sfida e natës, Bayern Munich – Real Madrid.

Gjiganti bavarez hyn në duelin ikonik të futbollit evropian me avantazhin 2:1 nga takimi i parë në “Santiago Bernabéu”.

Gjermanët dominuan në Spanjë dhe shënuan me Luis Diaz dhe Harry Kane, ndërsa për madrilenët shpresat i mbajti gjallë Kylian Mbappé.

Bayerni i ka shënuar plot 153 gola këtë sezon, një nga sulmet më të frikshme në Evropë.

Ekipi i Vincent Company vjen nga 5 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, Reali e ka vetëm 1 fitore në 3 ndeshjet e fundit.

Sa u përket përballjeve paraprake të tyre, ata janë takuar 29 herë me Realin që i ka 13 fitore e Bayerni 12.

Mungesë e rëndësishme për madrilenët është Tchouaméni, që është i pezulluar, ndërsa portieri Courtois vazhdon të jetë jashtë.

Bayerni shihet si favorit nga ekspertët e futbollit për ta prekur gjysmëfinalen, por Reali di të transformohet në Evropë dhe “Mbretërve” nuk ju dihet kurrë.

Një gol i shpejtë mund të ndryshojë gjithçka në këtë lojë.

Në ballafaqimin tjetër, Arsenali në “Emirates” hyn me avantazhin minimal 1-0 nga ndeshja e parë në Portugali dhe e synon gjysmëfinalen e shumëpritur.

Trajneri Mikel Arteta ka kërkuar intensitet maksimal nga skuadra dhe tifozët. Ai theksoi se objektivi është i qartë: fitimi i Champions League për herë të parë në histori.

Arsenali i ka pësuar vetëm 3 gola në shtëpi në Champions këtë sezon.

Kurse, Sporting Lisbona ka vështirësi në udhëtim dhe krijon më pak raste jashtë fushës së tij.

Arsenali pa dyshim se shihet si favorit në një duel që ekspertët e presin të jetë i mbyllur dhe taktik.

“Gunners” do të mundohen ta administrojnë avantazhin nga loja e parë, kurse portugezët do ta kërkojnë mrekullinë në Londër.

Të dy ndeshjet e sontme do të nisin prej orës 21:00. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement