Kosova me gjashtë garues në “European Senior Championships”, synohen medalje - Gazeta Express
string(73) "kosova-me-gjashte-garues-ne-european-senior-championships-synohen-medalje"

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 11:08

Kosova me gjashtë garues në “European Senior Championships”, synohen medalje

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 11:08

Kosova do të marrë pjesë me gjashtë garues në European Senior Championships 2026, i cili do të mbahet në Tbilisi Gjeorgjia.

Në kompeticionin e xhudos që do të mbahet nga 16 deri më 19 prill, vendin tonë do ta përfaqësojnë: Erza Muminoviq -48kg, Distria Krasniqi (-52kg), Fatjona Kasapi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg) dhe Dardan Cena (-73kg).

Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, njofton Federata e Xhudos e Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo garë do t’i mbledhë gjithsej 400 garues/e, 227 meshkuj dhe 173 femra, nga 46 shtete.

Nesër do të ndeshen Distria, Erza dhe Fatjona kurse të premten do të jetë radha e Laurës, Akilit dhe Dardanit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement