Flet gruaja e shpallur nga mediat britanike si e dashura e Princit William - Gazeta Express
string(74) "flet-gruaja-e-shpallur-nga-mediat-britanike-si-e-dashura-e-princit-william"

Rozë

Gazeta Express

19/03/2024 8:56

Flet gruaja e shpallur nga mediat britanike si e dashura e Princit William

Rozë

Gazeta Express

19/03/2024 8:56

Marshionesha e Cholmondeley Sarah Rose Hanbury, e cila u shpall nga mediat britanike si e dashura e Princit William, vendosi t’i përgjigjet pretendimeve për lidhjen e tyre të dyshuar.

Gjegjësisht, shumë prej tyre bënë të ditur se arsyeja e mungesës së gjatë të Kate Middleton nga publiku mund të jetë se Sara mbeti shtatzënë me William, pas së cilës princesha u dëmtua shëndetësore.

Lexo Edhe:

Tani Sarah ka thënë përmes avokatëve të saj se thashethemet se ajo ka pasur një lidhje me William janë krejtësisht të rreme. Këto thashetheme filluan të përhapen në vitin 2019, kur tabloidët shkruanin se ai e tradhtoi Kate-n ndërsa ajo ishte shtatzënë.

Sara dikur ishte modele. Në moshën 23-vjeçare ajo nënshkroi një kontratë me agjencinë e modës Storm. Pas kësaj, ajo ishte një studiuese për politikanin konservator Michael Gove për një kohë të shkurtër.

Më 24 qershor 2009, ajo u martua me David Cholmondeley, Markezin e 7-të të Cholmondeley. Ata shpallën fejesën dy ditë më parë. Ata kanë tre fëmijë – djemtë Alexander dhe Oliver dhe vajzën Iris.