Filmreview / T’i djegim të gjitha librat që të jetojmë të lumtur - Gazeta Express
string(61) "filmreview-ti-djegim-te-gjitha-librat-qe-te-jetojme-te-lumtur"

Arte

Gazeta Express

31/03/2023 17:38

Filmreview / T’i djegim të gjitha librat që të jetojmë të lumtur

Arte

Gazeta Express

31/03/2023 17:38

Rreth filmi Fahrenheit 451 (1966), të regjisorit francez François Truffaut

Dritan Dragusha

Lexo Edhe:

Qeveria ka krijuar një task forcë të njohur si zjarrfikësit. Ata janë përzgjedhur që të djegin çdo libër të mundshëm. Këta zjarrëfikës janë pararoja e shkrumbosjes së kujtesës njerëzore që ruhet nëpër libra. Lufta e tyre është që t’ua pamundësojnë njerëzve që të jenë të lirë. Ata janë të lirë që në çdo kohë dhe kudo të futen për të kërkuar libra. Futen në çdo apartment, në çdo dhomë, pra në çdo skutë për ta gjetur dhe djegur më pastaj, armikun e tyre të përhershëm, librin. Libri është armiku i përjetshëm i injorancës. Prania e librit e vë në spikamë mospranin e injorancës. Aty ku ka libra ka edhe ngjyra. Bota pa libra estetikisht duket e vrazhdë, përmbajtësisht është e vobekët, prandaj duket e lumtur. Libri është rruga drejtë mos-harrimit. Nëse ekziston parajsa ajo i ngjan një biblioteke të madhe.Skuadra e zjarrëvënësve të librave e që qëllimshëm identifikohet me zjarrëfiksit, sepse përmes kësaj metafore theksohet fuqia e kamufluar populliste që ka si synim ta pastroj mendjen njerëzore nga veset e këqija që sjell libri.    

Filmi Fahrenheit 451 (1966), i regjisorit francez François Truffaut, thekson fuqinë që mund ta ketë popullizmi si një formë vullgare e shprehjes politike. Truffaut nëpërmes shumë elementeve të inkorporuara në këtë film, theks të veçant i kushton fushatës së ndërmarrë nga shteti për t’i djegur të gjitha librat. Ky realitet i zymtë që paraqitet në film është i modeluar në mënyrë imagjinative. Ai është i vendour edhe në kontrast me estetikën brutale arkitektonike. Fahrenheit 451 është shumë më tepër se sa një alegori për të ardhmen, sepse ai paraqet rreziqet që qëndrojnë përherë pezull për njeriun modern. Përveq rezikut që vie nga format e ligjërimit popullist vullgar, ai paraqet edhe temperamentit njerëzor që sillet rreth një anti-humanizmi që krenohet me vet-shkatërrimin.

Një situatë mjaft delikate në këtë film paraqitet atëherë kur njëri nga pjesëtarët e zjarrfikësve, Guy Montag (luajtur nga Oskar Werner), takon një nga fqinjet e tij, Clarisse (luajtur nga Julie Christie), e cila me profesion është mësuese. Ptetja e Clarisse: a lexon ndonjëherë libra?, sepse ajo di që fqiu i saj dieg libra, e bën kurioz atë. Pikërisht, ky është momenti kur Guy Montag i ekspozohet leximit. Deri në atë çast ai librat i konsideronte si armiku që duhet vërë flakën. Mirëpo, pas kësaj bisede me Clarisse, ai fillon të mbledhë libra dhe i lexoon fshehrazi ato, duke filluar me David Copperfield, të shkrimtarit Charles Dickens. Kjo situatë e dërgon në konflikt me bashkëshorten e tij, Linda (gjithashtu luajtur nga Julie Christie), e cila preokupim kryesorë e ka mundësinë e pjesëmarrjes në një program televiziv interaktiv The Family, përderisa ai është në mes të presiont që i kërkohet të djeg sa më shumë libra, mundësisht të gjitha, dhe tani dëshirës së flaktë për t’i lexuar ato.

Regjisori François Truffaut nëpërmes këtij filmi na ofron atë pamje ku, nëse një qeveri e institucionalizon mendësinë e masës si formë zyrtare të ligjerimit, gjithsesi do ta instalojë edhe një skizofreni masive. Shembull i kësaj skizofreni është pikërisht protagonisti i filmit Guy Montag. Filmi Fahrenheit 451, është më i komplikuar sesa një vështrim i thjeshtë mbi një histori të tmerrshme ku protagonist i krimit ishte vet shteti. Ky filmi në thelb mëton të ravizojë fuqinë që mund ta kenë shprehjet politike, që përmes kamuflimit të diskursit apo fshehjes pas ideve të mdha populliste të na fusin në qorrsokak. Edhe përkundër që demokracia është një sistem i vlerave diametralisht të kundërt me format të tilla kolektiviste, ajo prapëseprapë i ekspozohet vazhdimisht këtyre shprehjeve politike brutale, të cilat si substrat të tyre kanë zhdukjen e fuqisë së individit brenda konceptit të masës. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme të cilën e shpërfaq ky film. Fahrenheit 451 mund të na duket edhe si një ide arkaike që i përket të shkuarës (e kaluara e njerëzimit është edhe histori djegie librash), ose edhe diçka futuriste, sikur një trillim që mundohet të përshkruaj një të ardhme të zymtë. Zjarri që djeg libra është aty ku ishte gjithmonë, madje edhe atëherë kur jemi të bindur se epoka e djegjes së librit ka përfunduar, mjafton një shkëndij. Siç edhe duket në këtë film individi vazhdon të mbetet i rrezikshmi dhe i rezikuari i përjetshëm i mendjeve totalitare kolektiviste.