Filmi “Mbijetesa dhe shkolla” fiton Çmimin e Publikut në Tiranë - Gazeta Express
string(61) "filmi-mbijetesa-dhe-shkolla-fiton-cmimin-e-publikut-ne-tirane"

Arte

Gazeta Express

20/10/2021 19:30

Filmi “Mbijetesa dhe shkolla” fiton Çmimin e Publikut në Tiranë

Arte

Gazeta Express

20/10/2021 19:30

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘Dea Open Film Festival’, që u mbajt në Tiranë prej 15 – 19 tetor.

Në fjalën e tij, producenti dhe skenaristi i filmit, Nuhi Bytyçi ka falënderuar publikun tiranas që e vlerësoi lartë filmin “Mbijetesa dhe shkolla” dhe ka theksuar se këtë shpërblim ua dedikon nxënësve dhe arsimtarëve që mbajtën mësimin në rrethana lufte në malet e Kosovës dhe luftëtarëve të lirisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Regjisori i filmit Ilir Kabashi tha se “e kam shijuar këtë festival dhe më ka përmbushur shpirtërisht. Çmimi veçse është krem mbi torte. E falënderoj drejtorin artistike  znj. Mirela Oktrova,  themeluesin e drejtorin e festivalit z. Edmond Topin dhe gjithë stafin. Po ashtu jurinë dhe publikun për pritjen dhe vlerësimet e larta për filmin tonë. Uroj që festivali të ketë jetë të gjatë dhe suksese”.

Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky është çmimi i 12-të.

Të rikujtojmë edhe një herë se ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.