FFK-ja e përjashton Jeton Gashin nga organizata e futbollit, dyshohet edhe për ndeshje tjera të kurdisura - Gazeta Express
string(104) "ffk-ja-e-perjashton-jeton-gashin-nga-organizata-e-futbollit-dyshohet-edhe-per-ndeshje-tjera-te-kurdisura"

FFK-ja e përjashton Jeton Gashin nga organizata e futbollit, dyshohet edhe për ndeshje tjera të kurdisura

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 17:18

Kryetari i KF Ulpiana, Jeton Gashi, është përjashtuar nga organizata e futbollit.

Kështu ka njoftuar sot Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka publikuar vendimet që mori Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky vendim vije pasi nga FFK-ja u vërtetua se Gashi ka qenë i përfshirë direkt në kurdisje. Klubi nga Lipjani ishte përjashtuar javë më parë nga Liga e Parë, shkak i kurdisjes së ndeshjes ndaj Vllaznisë. I njëjti vendim ishte marrë edhe ndaj klubit nga Pozherani.

Tani, sipas FFK-së, Jeton Gashi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në kurdisje të disa ndeshjeve tjera.

Komisioni i FFK-së në arsyetim përmendi deklaratat e ish-nënkryetarit të Ulpianës, Liridon Kozhanit, dhe njërit prej futbollistëve.

Masa që u mor ndaj Jeton Gashit u rëndua edhe më shumë pas deklaratave të tij në emisionet sportive, përfshirë emisionin “Favorit” në T7, ku mes tjerash ai thoshte se “FFK-ja vendos se kush bëhet kampion dhe kush bie nga liga”.

Vendimi:

/Gazeta Express/