Fero rrëzon deklaratën e avokates, publikon prova për kujdestarinë e vajzës - Gazeta Express
string(74) "fero-rrezon-deklaraten-e-avokates-publikon-prova-per-kujdestarine-e-vajzes"

Yjet

Gazeta Express

26/09/2024 21:34

Fero rrëzon deklaratën e avokates, publikon prova për kujdestarinë e vajzës

Yjet

Gazeta Express

26/09/2024 21:34

Avokatja e Arbenitës, ish-partneres së artistit Fero Fera, deklaroi se nuk është e vërtetë që klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës.

Blinera Osmani tha se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit dhe ende s’ka vendim të prerë.

Mirëpo pak momente më herët, Fero ka publikuar provat duke e rrëzuar poshtë deklaratën e avokates. Ai ka publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës, ku thuhet:

“Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjykatën Themelore Gjilan. Kundërshtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi.”

Me pak fjalë, për 12 muajt e ardhshëm, Fero e ka fituar kujdestarinë e së bijës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement