“Favorit” sjell video ekskluzive nga tensionet në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Ballkani – Drita - Gazeta Express
string(94) "favorit-sjell-video-ekskluzive-nga-tensionet-ne-dhomat-e-zhveshjes-pas-ndeshjes-ballkani-drita"

“Favorit” sjell video ekskluzive nga tensionet në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Ballkani – Drita

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 23:42

Emisioni sportiv “Favorit” ka publikuar pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Të shtunën, pas ndeshjes Ballkani – Drita, e cila u mbyll baras 2:2, pati akuza nga ana e gjilanasve, konkretisht drejtori i klubit, Feti Murseli, se suharekasit i kanë sulmuar fizikisht, duke përmendur menaxherin e klubit nga Suhareka, Idriz Hajrizi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto akuza nga Murseli u mohuan kategorikisht nga Hajrizi, por edhe nga klubi i Ballkanit, që sot doli me një komunikatë zyrtare.

Pas komunikatës së klubit, një tjetër reagim e bëri Murseli, që mes tjerash kritikoi ashpër nivelin e klubit të Ballkanit.

Sonte, në emisionin “Favorit” në T7 u publikuan pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes, të xhiruara menjëherë pas fundit të asaj ndeshjes – fund i cili duket se ishte tensionues.

/Gazeta Express/