Reagon Ballkani: Dritës nuk po i ka hije, drejtori i saj gënjeu - Gazeta Express
string(61) "reagon-ballkani-drites-nuk-po-i-ka-hije-drejtori-i-saj-genjeu"

Reagon Ballkani: Dritës nuk po i ka hije, drejtori i saj gënjeu

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 15:09

FC Ballkani ka reaguar lidhur me lajmet e djeshme se zyrtarët e Dritës janë sulmuar pas përfundimit të ndeshjes në Suharekë.

Ishte drejtori i gjilanasve, Feti Murseli që për Express tha se janë sulmuar fizikisht, duke përmendur emrin e menaxherit të Ballkanit, Idriz Hajrizit.

Lexo Edhe:

E ky i fundit po për Express mohoi se e ka sulmuar dikë.

Ndërsa sot ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.

Ata thanë se nuk i ka hije Dritës të mundohen të fabrikojnë situata që nuk kanë ndodhur.

Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Sqarim për gjithë opinionin futbolldashës,

Absolutisht nuk është e vërtetë se dikush dje në Suharekë, është sulmuar nga stafi i FC Ballkanit.

Assesi nuk kalon tendenca për t’i dhënë ngjyrim të tillë një klubi të dëshmuar për korrektësi e mikpritje, në Kosovë e Europë.

Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të pa qena.

Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër!

Askush nga klubi i Dritës nuk është sulmuar nga anëtarët e klubit tonë!

Përkundrazi, ndër vite kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Fc Dritën, teksa tifozëve të tyre gjithmone u kemi bërë vend në stadiumin tonë, edhe pse në Gjilan ata nuk na i kanë lejuar tifozët tanë.

Ballkani do të vazhdojë të mbetet si gjithmonë, shembull i një klubi dinjitoz