Gjykata e Apelit në Kaliforni refuzoi apelin e nënës së Michael Jackson dhe ka vendosur që ekzekutuesit e pasurisë së yllit të popit mund të vazhdojnë me shitjen e 50% të të drejtave të tij muzikore te Sony Music për 600 milionë dollarë.
Një muaj pas lëshimit të një urdhri të përkohshëm kundër Kathryn Jackson, gjykata vendosi që të besuarit e pasurisë, John Branca dhe John McClain, nuk shkelën kushtet e testamentit të yllit kur nënshkruan marrëveshjen gjigante me Sony.
“Testamenti u dha të besuarve kompetenca të gjera shitjeje, pa asnjë përjashtim për asetet specifike që janë objekt i kësaj çështjeje”, thuhet në vendimin e gjykatës së apelit.
“Prandaj, [gjyqtari më i ulët] nuk gaboi në përfundimin se ishte qëllimi i Michael që t’i lejonte administruesit të shesin çdo pasuri, përfshirë ato që lidhen me transaksionin e propozuar.”
Gjykata gjithashtu hodhi poshtë ankesën e Jackson me arsyetimin se ajo nuk kishte paraqitur argumentet e saj në gjykatën e mëparshme.
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...