Escobar zbulon prapaskenat - dezinformatat kundër tij u raportuan pasi e kishte njoftuar Qeverinë e Kosovës se po largohet - Gazeta Express
string(120) "escobar-zbulon-prapaskenat-dezinformatat-kunder-tij-u-raportuan-pasi-e-kishte-njoftuar-qeverine-e-kosoves-se-po-largohet"

Escobar zbulon prapaskenat – dezinformatat kundër tij u raportuan pasi e kishte njoftuar Qeverinë e Kosovës se po largohet

Lajme

Gazeta Express

08/05/2024 18:37

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe familja e tij kanë qenë cak i lajmeve të rreme dhe një fushate shpifjesh. Ai sot në një konferencë për media ka thënë se lajmi se është shkarkuar është një gënjeshtër e publikuar nga një i ashtuquajtur gazetar, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu Escobar ka thënë se pohimi se një informacion i tillë ka dalë nga burimet në Kongres është një gënjeshtër, meqë ky institucion nuk njoftohet nga State Department për ndryshimet në personel. Emisari amerikan ka thënë se ky raportim i rrejshëm për shkarkimin e tij ka ardhur pasi kishte komunikuar me qeverinë e Kosovës, të cilën e kishte njoftuar për tranzicionin dhe lëvizjen e tij, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Pretendimet se informacioni erdhi nga burimet në Kongres është gënjeshtër, sepse Kongresi nuk është i njoftuar për ndryshimet në personel. Në fakt raportimi erdhi pasi nëpërmjet kanaleve diplomatike kontaktova me të gjitha qeveritë në rajon dhe fola për tranzicionin( largimin), ky raportim doli pak pasi komunikova me Qeverinë e Kosovës. Është fatkeqe që ky lloj i dezinformatave është propaganduar në Ballkanin Perëndimor dhe më duhet të shtojë se është një nga arsyet që konteksti medial është kritikuar kaq shumë nga gazetarë dhe organizata të pavarura. Por, jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që ma ka dhënë State Departamenti, liderët dhe gazetarët gjatë javëve të fundit rreth këtyre gënjeshtrave që tentuan të hedhin hije për punën dhe zotimin tim në Ballkan”, ka thënë Escobar./GazetaExpress/