Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe ka vazhduar me emërime të tjera, ku sot ka emëruar Triera Kasumin, zëvendësministre të Ekonomisë.
Lidhur me këtë ka reaguar Eugen Cakolli. Ky i fundit, ka ironizuar me emërimet e Kurtit, duke thënë se kushdo që po ‘’i shan më shumë kundërshtarët politikë, po dalin ma me perspektivë’’.
‘’Po e bon edhe ma interesant afatin kalimtar zgjedhor kjo puna e emërimeve nëpër pozita publike — kush po i shan ma shumë kundërshtarët politikë, po dalin ma me perspektivë. Merreni shtruar të nderuar, se mas zgjedhjeve, ku i dihet… mos po duhet me i fshi postimet ‘’, ka shkruar Cakolli.
Ndryshe, Kasumi, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga partia GUXO e të cilat janë bashkuar me Vjosa Osmanin, të cilat, sipas saj, largimi si ai i Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit e Albena Reshitajt ngjanë me ato që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018 nga LVV.
“Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar ajo.