Ish-deputeti i GUXO’s që iu bashkua Osmanit: Pres që me LDK’në do t’i marrim 30% - Gazeta Express
string(75) "ish-deputeti-i-guxos-qe-iu-bashkua-osmanit-pres-qe-me-ldkne-do-ti-marrim-30"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 19:45

Ish-deputeti i GUXO’s që iu bashkua Osmanit: Pres që me LDK’në do t’i marrim 30%

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 19:45

Ish-deputeti i Kuvendit, Burim Meta, ka deklaruar se pret që së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të arrijnë rreth 30 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.

Meta, i ftuar në KlanKosova, tha se përfshirja dhe aktivizimi i Osmanit në skenën politike do të ndikojë në stabilizimin e përgjithshëm të skenës politike në vend.

“E rëndësishme është që tashmë me aktivizimin dhe angazhimin e Vjosa Osmanit në skenën politike dhe partiake, e gjithë skena politike në Kosovë do të stabilizohet. Jam i bindur se këto diferenca të mëdha mes partisë së parë dhe partive të tjera do të zvogëlohen, do të jenë (diferenca) më minimale dhe mund të shprehem në mendimin tim personal se me LDK-në mund të marrim rreth 30%”, tha Meta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement