Dyshohen për keqpërdorim të detyrës, Gjykata ua ndalon 3 personave t’i afrohen institucioneve që kanë të bëjnë me pronën   - Gazeta Express
string(118) "dyshohen-per-keqperdorim-te-detyres-gjykata-ua-ndalon-3-personave-ti-afrohen-institucioneve-qe-kane-te-bejne-me-pronen"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 19:00

Dyshohen për keqpërdorim të detyrës, Gjykata ua ndalon 3 personave t’i afrohen institucioneve që kanë të bëjnë me pronën  

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 19:00

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se, ka ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve A.I., A.Sh., dhe B.B. dhe ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

Nga Gjykata, bëhet e ditur se të dyshuarit, obligohen që në largësinë prej 100 (njëqind) metra, të mos i ofrohen vendit të punës si dhe institucioneve të tjera shtetërore të cilat kanë të bëjnë me pronën – Agjensionin Kadatral të Kosovës, dhe se, mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve do të zëvendësohet me masën e paraburgimit, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Prishtinë, 08 Maj 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve A.I., A.Sh. dhe B.B., për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Shkelja e fshehtësisë së procedurës dhe Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve A.I., A.Sh., dhe B.B  ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 07.05.2026 deri më datën 07.06.2026.

Obligohen tre të pandehurit që në largësinë prej 100 (njëqind) metra, të mos i ofrohen vendit të punës si dhe institucioneve të tjera shtetërore të cilat kanë të bëjnë me pronën – Agjensionin Kadatral të Kosovës. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve A.I., A.Sh., dhe B.B., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 07.05.2026 deri më datë 07.06.2026. Gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse të pandehurit nuk respektojnë masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement