Ekspozitë audiovizuale: DASHURIA është DASHURI është DASHURI - Gazeta Express
string(59) "ekspozite-audiovizuale-dashuria-eshte-dashuri-eshte-dashuri"

Arte

Gazeta Express

17/05/2023 17:40

Ekspozitë audiovizuale: DASHURIA është DASHURI është DASHURI

Arte

Gazeta Express

17/05/2023 17:40

Po mbahet ekspozita audioizuale në Qendrën për Praktikë Rrëfyese e cila do të vazhdoj të qëndroj e hapur deri me 24 maj çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Rreth ekspozitës:

Lexo Edhe:

“Çfarë do të thotë dashuria për ju”? Këtë pyetje ua bëmë familjarëve të personave queer, duke mbledhur dëshmitë e tyre të përzemërta. Në Kosovë, ku jeta e individëve LGBT+ është e margjinalizuar, përvojat dhe ekzistenca e anëtarëve të familjes së tyre, veçanërisht prindërve, shpesh anashkalohen në diskursin publik.

Ekspozita jonë synon të eksplorojë ndikimin e zgjedhjes së një personi për të dashur lirishëm dhe fuqinë transformuese që mund të ketë tek ata që e rrethojnë. Ne duam të thellohemi në udhëtimin e përbashkët drejt krijimit të një lloji të ri të familjes: nga një familje gjaku në një familje dashurie.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të dëgjuar atë që këto nëna dhe motra kanë për të ndarë për dashurinë. Zërat e tyre do të shoqërohen me një video ilustrim të Leart Ramës. Hapja e ekspozitës audiovizive do të bëhet në orën 17:30 të datës 17 maj, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Lesbofobisë dhe Transfobisë, në Qendrën për Praktikë Rrëfyese.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 Maj dhe ju inkurajojmë që ta vizitoni çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00 për të përjetuar këtë eksplorim intim të dashurisë.

Ekspozita është realizuar nga Instituti SEKHMET dhe është mbështetur nga Manifesta 14 Prishtinë.

/Express/