Ekspertët këshillojnë se kjo është koha më e mirë për të fjetur - Gazeta Express
string(63) "ekspertet-keshillojne-se-kjo-eshte-koha-me-e-mire-per-te-fjetur"

Shneta

Gazeta Express

09/12/2022 7:25

Ekspertët këshillojnë se kjo është koha më e mirë për të fjetur

Shneta

Gazeta Express

09/12/2022 7:25

Ditët janë shkurtuar dhe netët janë zgjatur, dhe pavarësisht kësaj, duket se ndonjëherë nuk mund të flemë sa duhet. Sipas kalkulatorit të gjumit të krijuar nga një kompani britanike, ekziston një metodë që mund të përdoret për të llogaritur kohën më të mirë për të pushuar. Ju duhet vetëm koha kur duhet të zgjoheni.

Vetëm për shkak se flini më gjatë nuk do të thotë që do të zgjoheni të çlodhur, kështu që kalkulatori vlerëson ritmin tuaj natyral të gjumit, i cili funksionon në cikle 90-minutëshe. Prandaj, më pak gjumë mund të jetë më i dobishëm se sa më shumë gjumë nëse sinkronizohet me nevojat e trupit tuaj, sipas Glamour.

Lexo Edhe:

Sipas kalkulatorit, nëse zgjoheni në shtatë të mëngjesit, atëherë duhet të flini ose në orën 21:46 ose në orën 11:16. Nëse zgjoheni në orën tetë, atëherë koha e rekomanduar e gjumit është 22:46, 00:16. Nëse duhet të zgjoheni në gjashtë, atëherë duhet të bini në gjumë në orën 20:46, 22:16 apo edhe 11:46. /abcnews.al