Triumfi në Premierligë sezonin e kaluar dhe në Champions League para dy viteve i ka dhënë Liverpoolit epitetin e ekipit futbollistik më të vlefshëm në botë.
Kështu të paktën është renditja nga sajti i njohur, Transfermarkt, raporton Gazeta Express.
“Reds” kanë vlerë të përgjithshme prej 1.1 miliard euro, duke lënë pas vetes ekipin tjetër të Premierligë, Manchester Cityn me 1.06 miliard euro.
Pas tyre vijnë Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, që e përmbyllin top-5shen.
Barcelona dhe Real Madridi pasojnë në vendet 5 dhe 6 duke shënuar ulje të vlerës.
Nga 20 ekipet më të vlefshme, nëntë janë nga Premierliga, Serie A katër, La Liga tri, Bundesliga tri dhe Ligue 1 një. /Gazeta Express/