Edhe një klub i madh anglez hyn në garë për Casemiron - Gazeta Express
string(53) "edhe-nje-klub-i-madh-anglez-hyn-ne-gare-per-casemiron"

Edhe një klub i madh anglez hyn në garë për Casemiron

Futboll

Gazeta Express

18/08/2022 10:08

Casemiro është bërë objektiv i klubeve angleze.

Dje në mediat e huaja qarkulloi lajmi se mesfushori brazilian ka përfunduar në radar të Manchester Unitedit.

Lexo Edhe:

Madje, u spekulua se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i paguajnë 60 milionë euro për kartonin e futbollistit të Real Madridit.

Ndërkohë, sot mediumi “90min” raporton se në garë për mesfushorin shkatërrues është futur edhe një klub anglez, përcjell “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për Chelsean, i cili synon ta bëjë të vetin përfaqësuesin brazilian në fund të afatit kalimtar të vers.

Reali nuk e konsideron si të pashitshëm futbollistin që e kishte transferuar qysh në vitin 2013.

Megjithatë, kampioni aktual spanjoll dhe evropian do të hiqte dorë nga njëri prej “Trekëndëshit të Bermudës” vetëm për një ofertë të kënaqshme dhe të parefuzueshme.

Përndryshe, edhe Casemiro është bindur se është momenti për ta provuar një eksperiencë të re. /Gazeta Express/