Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore - Gazeta Express
string(105) "konstituohet-komisioni-hetimor-parlamentar-per-procesin-e-subvencionimit-te-blerjes-se-teksteve-shkollore"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 14:28

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 14:28

Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se qëllimi i këtij komisioni është të shihet së si ka shkuar procesi i subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.

Lexo Edhe:

“Ky komision veprimtarinë e ka të aprovuar në ligjin për hetim parlamentar. Qëllimi tij është të shohim si ka shkuar ky proces, a ka lëshime apo ka qenë çdo gjë në rregull. Kanë qenë informatat në opinion për dështimin me kohë të teksteve shkollore, rreth kostove dhe mënyrës së blerjeve, shpërndarjes, ka qenë një opinion me dëmtimin e buxhetit të shtetit gjatë këtij procesi”, tha Dreshaj.

Deputetja Arjeta Fejza kërkoi që javën tjetër të vijnë me propozime.

“Ky takim do duhej të na ndihmonte edhe me mbajtjen e mbledhjes së këtij komisioni hetimor që mos të na pengojë në mbajtjen e mbledhjeve tjera. Javën tjetër mund të vijmë me propozime”, tha ajo.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja, kërkoi që mbledhjet e komisionit të mbahen kur nuk ka mbledhje të Kuvendit.

“Kemi pas kohë një javë, secili të reflektojmë të cilësohen dyshimet, hipotezat të jenë të qarta për komisionin për administratën. Duhet t’i përkushtohemi këtij konstituimi, me mirësjellje të gjejmë ato mbledhje kur nuk ka mbledhje kuvendi”, tha ai.

Deputetja, Vlora Dumoshi tha se ka shumë nxënësa që nuk kanë libra, ndërsa këtë deklaratë e kundërshtoi deputetja Fejza, e cila e quajti konstatim të Dumoshit.

Krejt në fund të mbledhjes u vendos që mbledhja e radhës të mbahet të premten në ora 13:30./EO/