Ugljanin: Qytetarët në veri po e paguajnë rrymën paushall, ende s’ka përfunduar regjistri i orëve matëse - Gazeta Express
string(100) "ugljani-qytetaret-ne-veri-po-e-paguajne-rrymen-paushall-ende-ska-perfunduar-regjistri-i-oreve-matese"

Ugljanin: Qytetarët në veri po e paguajnë rrymën paushall, ende s’ka përfunduar regjistri i orëve matëse

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 8:46

Lidhur me çështjen e rrymës në veri ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljanin.

Ugljanin thotë se qytetarët në këtë komunë janë duke paguar ende paushall rrymën.

Lexo Edhe:

Kjo po ndodh sipas tij, pasi po ka vonesë të regjistrimit të orëve matëse.

“Në lagjen e boshnjakëve deri 60% si kanë regjistruar popullata orët për matje. Pagesat kanë filluar, sigurisht që 10 ditë. Paushall do të paguajnë deri të vendosën orët e rrymës për matje”, u shpreh Ugljanin.

Më 11 mars të këtij viti, gjykata Kushtetuese ka vendosur që rreth 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve, të cilët e kanë paguar rrymën për serbët në veri të Kosovës.

Ky vendim është bazuar në një vendim që ishte marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji në vitin 2012 i cili sipas Kushtetueses i ka shkelur disa ligje.

Qytetarët e komunave veriore që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar. Borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit). /Frontonline