E pushuan nga puna, mjeku Ilir Allkja kërkon të punojë vullnetar me ekipet e urgjencës - Gazeta Express
string(85) "e-pushuan-nga-puna-mjeku-ilir-allkja-kerkon-te-punoje-vullnetar-me-ekipet-e-urgjences"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 22:12

E pushuan nga puna, mjeku Ilir Allkja kërkon të punojë vullnetar me ekipet e urgjencës

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 22:12

Mjeku i njohur i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga puna dy muaj më parë, ika bërë një këreksë qeverisë për të punuar vullnetarë në ekipet e urgjencës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan do që t’i vijë në ndihmë popullit për shkak se vendi ndohet në një situatë të rënduar për shkak të pandemisë.

Lexo Edhe:

Ai shprehet se megjithëse kryeministri Rama ka thënë në media se e ka mbyllur këtë opsion, ai është i gatshëm të ndihmojë për të shpëtuar sa më shumë jetë qytetarësh.

Postimi i plotë:

VULLNETAR PËR T’I SHËRBYER VENDIT.

Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim. Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar, në emisionin OPEN e ka mbyllur këtë opsion , menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh!

Më 30 Dhjetor të vitit 2020, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ pushoi nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, pasi sipas tyre ai kishte shkelur kodin etik të punonjësit.