Reporterit të televizionit CNN, Justin Hinton, i kanë dalë gabimisht disa figura të ndryshme në fytyrë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ngjarja qesharake ndodhi përderisa ai ishte duke raportuar për motin afër një rruge.
Ai nuk e kuptonte se si është duke u dukur në ekran derisa i pa komentet e shikuesve, transmeton Gazeta Express.
Gazetari ishte duke folur rreth një stuhie të borës në Karolinën Veriore përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook.
Ai e kishte aktivizuar aksidentalisht opsionin e vendosjes së figurave të ndryshme në fytyrë dhe tek më vonë mori vesh për gabimin.