E pabesueshme por Gattuso i refuzoi 18 oferta, pastaj e mori drejtimin e Napolit - Gazeta Express
string(79) "e-pabesueshme-por-gattuso-i-refuzoi-18-oferta-pastaj-e-mori-drejtimin-e-napolit"

Gazeta Express

12/12/2019 10:38

E pabesueshme por Gattuso i refuzoi 18 oferta, pastaj e mori drejtimin e Napolit

Gazeta Express

12/12/2019 10:38

Gennaro Gattuso i kishte refuzuar plot 18 oferta për punë, para se të vendoste për ta pasuar Carlo Ancelottin si trajner i Napolit të mërkurën.

Pas gjashtë muajve i papunë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A për t’i ndihmuar Napolit të luftojë për t’u kthyer në top katërshe pas një fillimi të vështirë dhe zhgënjyese në ligë këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazeta italiane La Repubblica raporton se Rino i kishte refuzuar plot 18 oferta të ndryshme për punë gjatë këtyre gjashtë muajve.

Sipas të përditshmes italiane, Gattuso i ka refuzuar ofertat nga shumë klube, në mesin e të cilave janë edhe Valencia në Spanjë dhe dyshja italiane Genoa dhe Sampdoria.

Por Gattuso është tani i gatshëm për një sfidë të re si trajner i Napolit, të cilën do ta nisë këtë fundjavë kundër Parmas. /Gazeta Express/