E mitura 14-vjeçare e lind çikën para kohe - Gazeta Express
string(42) "e-mitura-14-vjecare-e-lind-ciken-para-kohe"

E mitura 14-vjeçare e lind çikën para kohe

Gazeta Express

29/09/2020 20:58

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, një vajzë e lindur më 2006 ka lindur të hënën.

Nuk është hera e parë, që në këtë hapësirë merr trajtim një vajzë e mitur.

Lexo Edhe:

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në QKUK, 14 vjeçarja me inicialet M.M. nga Mitrovica, është pranuar këtu për të realizuar lindjen.

Pasdite, e njëjta është bërë nënë.

Kështu konfirmon, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.

Ismajli thotë se kanë ftuar në konsultim edhe Policinë.

Foshnja e gjinisë femër, ka lindur para kohe. Por që drejtori i Klinikës Neonatologjike Xhevdet Gojnovci, pohon se gjendja shëndetësore e saj është stabile.

Prandaj, është rekomanduar edhe lirimi i saj në shtëpi.

E mitura është e lindur në Shqipëri dhe e njëjta është e martuar në qytetin e Mitrovicës.

Gjatë vitit të kaluar, në Klinikën Gjinekologjike kanë lindur 4 vajza të moshës nën 18 vjec.