E krahasoi Vuçiçin me të besuarin e Hitlerit, Serbia notë proteste ndaj Gent Cakajt - Gazeta Express
string(82) "e-krahasoi-vucicin-me-te-besuarin-e-hitlerit-serbia-note-proteste-ndaj-gent-cakajt"

Gazeta Express

18/02/2020 18:03

E krahasoi Vuçiçin me të besuarin e Hitlerit, Serbia notë proteste ndaj Gent Cakajt

Gazeta Express

18/02/2020 18:03

Serbia i ka dërguar një notë proteste ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në adresë të Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Nota e protestës vjen disa ditë pas deklaratës që Cakaj bëri në adresë të Presidentit serb Vuçiç, të cilin e krahasoi me Gëbelsin (Paul Joseph Goebbels- Ministri i Propagandës nën qeverisjen e Hitlerit). Akuza e Cakajt erdhi fill pas mohimit që Vuçiç i bëri masakrës së Reçakut.

Lexo Edhe:

Letra me notën e protestës mban datë 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklarimit të Cakajt dhe në të shkruhet:

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin. Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, shkruhet në notën e protestës.

Pas deklaratave të Vuçiç për mohimin e Masakrës së Reçakut, ministri Cakaj u shpreh: “Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve të luftës.”