E infektuara në Shkodër 2 javë më parë humbi bashkëshortin, takoi shumë persona në ceremoninë mortore - Gazeta Express
string(100) "e-infektuara-ne-shkoder-2-jave-me-pare-humbi-bashkeshortin-takoi-shume-persona-ne-ceremonine-mortore"

E infektuara në Shkodër 2 javë më parë humbi bashkëshortin, takoi shumë persona në ceremoninë mortore

Gazeta Express

02/04/2020 15:49

Dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër.

Bëhet fjale për një grua 65-vjeçare nga lagjia Kiras dhe një 55 vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës. Mësohet se gruas i kishte vdekur bashkëshorti dy javë më parë dhe në funeral kane marrë pjesë shumë persona ç’ka shton frikën dhe panikun për infektime të reja të mundshme.

Lexo Edhe:

Po ashtu 55-vjeçari kishte një njësi shërbimi tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike. Ç’ka do të thotë se edhe personi në fjalë ka patur shumë kontakte.