Driton Kuka lavdëron Distria Krasniqin: Shqiptarët në mbarë botën janë krenarë me ty - Gazeta Express
string(83) "driton-kuka-lavderon-distria-krasniqin-shqiptaret-ne-mbare-boten-jane-krenare-me-ty"

Gazeta Express

12/12/2019 12:53

Driton Kuka lavdëron Distria Krasniqin: Shqiptarët në mbarë botën janë krenarë me ty

Gazeta Express

12/12/2019 12:53

Trajneri Driton Kuka e ka lavdëruar garuesen e tij, Distria Krasniqi, e cila e fitoi sot medaljen e artë në “World Judo Masters”, i cili po mbahet në Kinë

Distria Krasniqi shkëlqeu sot në “World Judo Masters”, i cili po mbahet në Qingdao të Kinës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë pasi dominoi në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.

Dhe, Distrinë përmes rrjeteve sociale e ka lavdëruar trajneri i saj Driton Kuka, i cili mburret me një garuese si ajo.

“Pak vëmendje ju lutem. Kosova gjithandej në Kinë. Urime e arta Distria! Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ja dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm. Shqiptarët në mbarë Botën krenar me ty! Treneri në veçanti”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi u stolis me medalje të artë pas katër fitoresh radhazi. /Gazeta Express/