Dritё qё vjen nga Perёndimi… - Gazeta Express
string(42) "drit%d1%91-q%d1%91-vjen-nga-per%d1%91ndimi"

Dritё qё vjen nga Perёndimi…

OP/ED

Gazeta Express

26/07/2022 13:21

Integrimi ёshtё proces i dyanshёm: nga njёra anё, vende si Shqipёria duhet tё ndryshojnё duke iu afruaratyre tё Perёndimit pёr nga standardet e demokracisё dhe tё drejtёsisё, ndёrsa nga ana tjetёr vendet e vjetra anёtare duhet tё ndryshojnё mendёsinё dhe perceptimin duke pranuar tё jetojnё nё njё hapёsirё tё pёrbashkёt ndёrshtetёrore tё ndryshme nga e dikurshmja dhe tёbashkёjetojnё si tё barabartё, brenda njё Europe tё tillё, edhe me vende “kulturalisht” si Shqipёria

Shkruan: Bashkim Shehu

Lexo Edhe:

Ose dritё qё lind nga perёndon. Kёshtu thotё – cituar sipas kujtesёs – njё varg i poetit kombёtar tё shqiptarёve, Naim Frashёri. Ështё njё pёrmbysje e shprehjes “dritё qё vjen nga Lindja”, shprehje e njohur qё shenjon me ngjyrime kremtuese ndikimin e doktrinave fetare dhe mistike tё Lindjes ndaj Europёs, njё fluks i vazhdueshёm dhe i pёrsёritur, qё nga ndikimi i asiro-babilonasve ndaj grekёve e deri te budizmi zen i tё rinjve perёndimorё nё tё hyrё tё postmodernitetit. Mё anё tjetёr, kjo shprehje u pёrvetёsua nga njё pjesё e marksistёve perёndimorё mbas Revolucionit tё Tetorit. Ndёrsa Naim Frashёri, i cilime siguri do tё ketё qenё krejt i familjarizuar me denotacionin mistik tё saj, e pёrmbys duke aluduar pёr Iluminizmin. Po pёr ne, shqiptarёt e sotёm, a ka tё njёjtin kuptim sikurse pёr Naim Frashёrin drita qё vjen nga Perёndimi?

Sot, kjo pyetje lidhet gjithsesi me aspiratёn shqiptare pёr tё aderuar nё Bashkimin Europian dhe me legjitimitetin e kёsaj aspirate, i cili, tekefundit, ka tё bёjё me vetёperceptimin e shqiptarёve si europianё. Por çdo vetёperceptim sfidohet nga pёrballja me perceptimin prej tё tjerёve, madje ndikohet apo edhe kushtёzohet prej tij.

Europa dhe Shqipёria, Ballkani dhe Europa. Kёto sintagma aq tё shpeshta saqё duken si tё vetёkuptueshme, ose ndoshta duken si tё vetёkuptueshme pёr shkak tё pёrsёritjes sё tyre tё shpeshtё, pёrmbajnё njё ambiguitet mjaft problematik. Nё njё mёnyrё apo nё njё tjetёr, nёnkuptojnё se Ballkani, pra edhe Shqipёria, nuk ёshtё plotёsisht Europё, apo sё paku lёnё shteg pёr njё nёnkuptim tё tillё tё mundshёm. Kёsodore, si plotёsisht Europё shikohet vetёm Europa perёndimore dhe, rrjedhimisht, banorёve tё gjysmёs tjetёr tё kontinentit, nёse duan tё jenё tё tillё plotёsisht dhe me qenё se gjeografinё, kёtё pёrftesё natyrore apo qё mendohet si fatalitet natyror, s’e ndryshojnё dot, s’u mbetet veçse rruga e artificit njerёzor, domethёnё rruga institucionale, ajo e aderimit nё Bashkimin Europian. Dhe pyetja e mёsipёrme shndёrrohet nё njё tjetёr: a i takon Shqipёrisё tё jetё, nё njё tё ardhme tё prekshme, anёtare e Bashkimit Europian?

Pёrtej qasjeve historiko-romantike, qё evokojnё Skёnderbeun si mburojё e Europёs, apo arkaikisht identitetin zanafillor tё krishterё nё Mesjetё, si identitet i pёrputhshёm me njё pseudoesencё europiane, apo, edhe mё arkaikisht, mitin e vjetёrsisё shqiptare nё kёto treva qё fqinjёrojnё me Greqinё klasíke dhe, prandaj, nёpёrmjet njё rrёshqitjeje tё lehtё, mund tё njёsohen me Greqinё klasike apo edhe ta tejkalojnё fuqishёm siç tejkaloheshin gjithmonё planet pesёvjeçare nё tё kaluarёn tonё tё afёrt – pёrtej tё gjitha kёtyre, pra, le tё pёrpiqemi tё shohim “protё” dhe “kundrat” e mundshme nё lidhje me Shqipёrinё si anёtare e Bashkimit Europian.

Shqipёria, ndonёse tashmё ka hyrё nё fazёn e bisedimeve pёr anёtarёsim, ka njё rrugё ende shumё, shumё tё gjatё pёr tё bёrё gjersa tё plotёsojё standardet e kёrkuara. Kёtё e dinё tё gjithё. Mjafton tё shohim gjendjen e asaj çka ёshtё elementare dhe njёkohёsisht themelore pёr demokracinё: zgjedhjet. Ende mbas tridhjetё vjetёsh pluralizёm, rrallёherё ka ndodhur qё rezultati tё pranohet nga tё dyja palёt. Pёr mё tepёr, duke deklaruar se nuk mund ta marrё pushtetin me anё tё votave, opozita aktuale praktikisht u vё njё pikёpyetje tё madhe zgjedhjeve si modalitet qё, nё instancё tё parё dhe tё fundit, pёrcakton se kush duhet ta qeverisё vendin. Nё kёto kushte, nga pikёpamja e demokracisё, çёshtja nёse pёr kёtё e ka fajin opozita apo, pёrkundrazi, shumica nё pushtet, ёshtё e parёndёsishme. Veç asaj, sipas autoriteteve juridike shqiptare, korrupsioni ёshtё i pёrhapur nё tё gjitha fushat dhe nё tё gjitha nivelet e administratёs shtetёrore. Kёto vite janё bёrё hapa pёr ta reformuar sistemin e drejtёsisё duke pasur si qёllim kryesor pikёrisht luftёn kundёr korrupsionit, e megjithatё duket se ekziston njё konsens publik se gjendja e funksionimit tё institucioneve dhe e shtetit tё sё drejtёs lё ende shumё pёr tё dёshiruar.

Vёrtet, Bashkimi Europian nuk ёshtё i detyruar de jureqё tё pranojё perspektivёn e anёtarёsimit tё njё shteti apo tё njё tjetri. Por Bashkimi Europian e ka pranuar njё perspektivё tё tillё pёr Shqipёrinё qysh nё vitin 2003. Kjo pёrbёn njё premtim. Kёshtu qё, pёr t’u anёtarёsuar, tani Shqipёria ka detyrimin qё tё pёrmbushё standartet pёrkatёse. Dhe me kёtё premtim takohet njё tjetёr element i legjitimitetit pёr t’u anёtarёsuar, diçka qё e pёrmendёm edhe mё sipёr: aspirata e qytetarёve tё Shqipёrisё. Ështё mё e fortё se nё çdo vend ish-komunist. Natyrisht, pёrmbajtja qёllimore e kёsaj aspirate ndryshon nga ajo e dritёs qё shihte Naim Frashёri tё lindte andej nga perёndon. Ka njё pamje mё praktike, apo mё konkrete, vetёm se jo thjesht materialiste: pёrpos pёrmirёsimit tё gjendjes ekonomike, pritet qё procesi i aderimit nё Bashkimin Europian tё sjellё edhe zhdukjen e korruspionit nё shtetin shqiptar, apo sё paku njё tkurrje tё tij shumё tё ndjeshme.

Sidoqoftё, legjitimiteti i aspiratёs shqiptare pёr tё hyrё nё Bashkimin Europian pёrforcohet edhe nga njё tjetёr argument, qё ka tё bёjё pikёrisht me themelet morale tё Bashkimit Europian. Ndonёse i krijuar fillimisht si treg i pёrbashkёt, projekti pёr njё hapёsirё tё pёrbashkёt europiane tё demokracive lindi, nё thelb, si njё projekt kundёr sё kaluarёs europiane tё luftёs dhe tё tmerreve tё saj, po edhe si njё projekt kundёr sё keqes sё pranishme, asaj tё diktaturave staliniste nё gjysmёn tjetёr tё kontinentit. Prandaj, vendet perёndimore tё kёsaj hapёsire tё pёrbashkёt u kanё njё borxh vendeve tё Lindjes, ndёr tё cilat edhe Shqipёria. “Risia demokratike, nё ditёt e sotme, konsiston nё tё gjitha protestat, nё tё gjitha revoltat qё po ndodhin nё Lindje, tё cilat i rikthejnё kuptimin [demokracisё]”, shkruan mendimtari i shquar francez Claude Lefort mё 1981. Dhe, nё mёnyrё gjithnjё e mё tё prekshme, shlyerja e kёtij borxhi ёshtё konkretizuar, sё paku deri tani, nё formёn e aderimit nё Bashkimin Europian. Tekefundit, pёrkundёr idesё qё vendet e Lindjes nuk janё plotёsisht Europё, me mё shumё tё drejtё mund tё thuhet se Europa nuk ёshtё plotёsisht vetja e saj pa vendet e Lindjes. Dhe, kur flitet pёr integrim, nuk duhet harruar se integrimi ёshtё proces i dyanshёm: nga njёra anё, vende si Shqipёria duhet tё ndryshojnё duke iu afruaratyre tё Perёndimit pёr nga standardet e demokracisё dhe tё drejtёsisё, ndёrsa nga ana tjetёr vendet e vjetra anёtare duhet tё ndryshojnё mendёsinё dhe perceptimin duke pranuar tё jetojnё nё njё hapёsirё tё pёrbashkёt ndёrshtetёrore tё ndryshme nga e dikurshmja dhe tёbashkёjetojnё si tё barabartё, brenda njё Europe tё tillё, edhe me vende “kulturalisht” si Shqipёria.

Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve “Media dhe Integrimi Europian”, të Institutit Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke