Drenica me rikthim ndaj Ferizajt, Prishtina e Re e ndalë Dukagjinin - Gazeta Express
string(66) "drenica-me-rikthim-ndaj-ferizajt-prishtina-e-re-e-ndale-dukagjinin"

Futboll

Gazeta Express

13/12/2025 15:13

Drenica me rikthim ndaj Ferizajt, Prishtina e Re e ndalë Dukagjinin

Futboll

Gazeta Express

13/12/2025 15:13

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e para të xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovvar.

Dy ndeshjet u luajtën në Skënderaj dhe Lipjan.

Drenica, me trajnerin e ri, Thomas Brdaric e shijoi fitoren e parë qysh në debutimin e tij, duke e mposhtur Ferizajn.

Ky i fundit ishte i pari që doli në epërsi, me anë të Erion Sadriut, në minutën e tretë.

Mirëpo, Drenica i shënoi dy gola për 13 minuta, për të marrë epërsinë dhe tri pikë shumë të rëndësishme.

Fillimisht, Ardit Topalaj shënoi autogol, teksa Kreshnik Uka shënoi për epërsinë e vendasve.

Qlirim Avdulli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të të ndeshjes.

Në Lipjan, Prishtina e Re e Qëndrim Kidës e ndali hovin e Dukagjinit të Ndue Përgjokajt.

Ndeshja u mbyll pa gola në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Me këto rezultate, Drenica i ik Ferizajt katër pikë, duke qenë më e sigurtë në zonën e barazhit, larg zonës së rrezikshme. Drenica ka 20 pikë, ndërkohë Ferizaj 16 sosh.

Prishtina e Re me barazimin e sotëm shkon në kuotën e 15 pikëve, në vendin e fundit, ndërsa Dukagjini del në vendin e dytë përkohësisht me 28 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement