Drejtori i Pfizer infektohet me COVID-19 pas katër vaksinave të marra - Gazeta Express
string(69) "drejtori-i-pfizer-infektohet-me-covid-19-pas-kater-vaksinave-te-marra"

Drejtori i Pfizer infektohet me COVID-19 pas katër vaksinave të marra

Lajme

Gazeta Express

16/08/2022 7:16

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters.

Burla, 60 vjeç tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paklovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.

Lexo Edhe:

“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Burla në një deklaratë.

Burla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Disa figura publike amerikane kanë rezultuar pozitive në muajt e fundit, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe këshilltarin e tij kryesor mjekësor, Dr. Anthony Fauci./Euronews/