Dokumentet e Milloshoskit, Osmani: Po mundohen të krijojnë atmosferë para protestës së tyre - Gazeta Express
string(89) "dokumentet-e-milloshoskit-osmani-po-mundohen-te-krijojne-atmosfere-para-protestes-se-tyre"

Dokumentet e Milloshoskit, Osmani: Po mundohen të krijojnë atmosferë para protestës së tyre

Ballina

Gazeta Express

17/06/2022 16:43

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani komentoi dokumentet e publikuara nga deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski në lidhje me marrjen e datës për fillim të negociatave, përcjell TV21. Osmani tha se këto janë tentime të opozitës që të mbledhin ndonjë person më tepër në protestën që e kanë paralajmëruar për nesër. Kreu i diplomacisë tha se fillimisht do të presin qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së në lidhje me çfarëdo propozimi për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje.

“Opozita po tenton të krijojë atmosferë për protestën e tyre, që të marrin ndonjë njeri më tepër. Ajo që mund ta them unë është se ka filluar procesi i konsultimeve mes vendeve anëtare, para se të harmonizohet qëndrim i të gjithë vendeve për procesin tutje, që të mund të vijë te ne, që ne t’i analizojmë ato kërkesa dhe të japim vërejtjet tona, nëse ka të tilla. Atmosfera në Bullgari, jemi të gjithë dëshmitarë se si është, për këtë nuk do të hyja në komente të propozimeve të ndryshme, sepse është e rëndësishme të dëgjojmë qëndrimet e vendeve anëtare, pastaj do t’i themi ne qëndrimet tona”, tha Osmani.

Lexo Edhe: