‘Doktor Luli’ u kthye nga pensioni për të luftuar covid-19 por u infektua, flet i biri, DJ Vik Kraja: Ju lutem ndiqni rregullat e karantinës, bëni që të vlejë sakrifica e tyre - Gazeta Express
string(169) "doktor-luli-u-kthye-nga-pensioni-per-te-luftuar-covid-19-por-u-infektua-flet-i-biri-dj-vik-kraja-ju-lutem-ndiqni-rregullat-e-karantines-beni-qe-te-vleje-sakrifica-e-tyre"

Gazeta Express

02/04/2020 9:00

‘Doktor Luli’ u kthye nga pensioni për të luftuar covid-19 por u infektua, flet i biri, DJ Vik Kraja: Ju lutem ndiqni rregullat e karantinës, bëni që të vlejë sakrifica e tyre

Gazeta Express

02/04/2020 9:00

Mjeku i njohur Dhimitër Kraja, i njohur nga të gjithë si “doktor Luli”, u rikthye nga pensioni për të shërbyer krah kolegëve të tij te Infektivi në front të parë të betejës me koronavirusit, por pas disa ditësh u infektua dhe vetë.

Ama tashmë fatmirësisht gjendja shëndetësore e “doktor Lulit” është e qetë.

Për prekjen e mjekut Dhimitër Kraja nga koronavirusi ka reaguar dhe djali i tij, DJ i njohur Vik Kraja i cili u kërkon të gjithë shqiptarëve që të respektojnë rregullat e karantinës në mënyrë që sakrifica e mjekëve të vlejë.

“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime…por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutemi të ndiqni keshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlej çdo sakrificë e atyre atje”, ka shkruar Dj Vik në postimin e tij në Instagram.

Lexo Edhe: