Distria Krasniqi garon sot në Kampionatin Botëror të xhudos - Gazeta Express
string(59) "distria-krasniqi-garon-sot-ne-kampionatin-boteror-te-xhudos"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2022 8:36

Distria Krasniqi garon sot në Kampionatin Botëror të xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2022 8:36

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi do të garojë sot në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Krasniqi në katëgorinë deri në 52 kilogramë e kaloi raundin e parë pa luftë, kurse në të dytin do të ketë punë me xhudisten nga Kina, Hsu Lin Hsuan, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në përgjithësi, Kosova merr pjesë me katër xhudistë në këtë Botëror.

Përveç Distrias, do të garojnë edhe Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).