Dikush në Soçanicë të Leposaviqit ka vendosur një pankartë me shkronja të mëdha “Kjo është Serbi”, intervenon Policia e Kosovës - Gazeta Express
string(124) "dikush-ne-socanice-te-leposaviqit-ka-vendosur-nje-pankarte-me-shkronja-te-medha-kjo-eshte-serbi-intervenon-policia-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2023 13:29

Dikush në Soçanicë të Leposaviqit ka vendosur një pankartë me shkronja të mëdha “Kjo është Serbi”, intervenon Policia e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

07/11/2023 13:29

Policia e Kosovës ka larguar një pankartë  “Kjo është Serbi” nga ura e këmbësorëve në Soçanicë.

Pesë ditë më parë e njëjta parullë është vendosur në rrethojën nga drejtimi nga Mitrovica Veriore në Leposaviq, dhe mbrëmë në urën e këmbësorëve nga drejtimi nga Leposaviqi në Mitrovicën e Veriut.

Lexo Edhe:

Ura e këmbësorëve në Soçanicë është ndërtuar në janar të vitit 2021 në mënyrë që nxënësit dhe banorët e këtij vendi të mund të kalojnë të sigurt rrugën kryesore Leposaviq-Mitrovicë Veriore. Jo shumë kohë më vonë, serbët vendosën një pankartë me mbishkrimin “Kjo është Serbi” dhe disa flamuj serbë.