Detajet e reja, kamioni me 1.3 ton kokainë hyri me lejen e SPAK në Shqipëri - Gazeta Express
string(74) "detajet-e-reja-kamioni-me-1-3-ton-kokaine-hyri-me-lejen-e-spak-ne-shqiperi"

Detajet e reja, kamioni me 1.3 ton kokainë hyri me lejen e SPAK në Shqipëri

Gazeta Express

19/02/2020 21:17

Rreth 1.3 ton kokainë janë sekuestruar pasditen e sotme në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut. DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit me banane, ndërsa ai ka kaluar edhe në Shqipëri me leje dhe nën monitorimin e SPAK (struktura e posaçme antikorrupsion), për të kuptuar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare. Kokaina fillimisht është nisur nga Amerika Latine me kamion bananesh dhe ka zhvilluar itinerarin Itali-Bar të Malit të Zi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe kishte destinacion final Koper, në Slloveni.

Në dijeni të SPAK, kamioni hyri nga pika doganore e Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas doli nga pika kufitare në Pogradec. Kjo u bë për të parë nëse droga kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por rezultoi se vendi ynë u përdor thjeshtë transit raporton Report Tv. Gjatë rrugës në Shqipëri, shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe. Autoritetet italiane kanë sekuestruar pjesën më të madhe të kokainë dhe e kanë zëvendësuar atë, por nuk dihet ende se me çfarë./Report tv

Lexo Edhe: