Deputetët pasdite do të debatojnë për nënkryetarët e Kuvendit - Gazeta Express
string(61) "deputetet-pasdite-do-te-debatojne-per-nenkryetaret-e-kuvendit"

Gazeta Express

30/09/2020 11:34

Deputetët pasdite do të debatojnë për nënkryetarët e Kuvendit

Gazeta Express

30/09/2020 11:34

Kuvendi sot pasdite pritet ta vazhdojë mbledhjen në të cilën do të debatohet për propozim-vendimin për nënkryetarët e Parlamentit.

Propozim-vendimin për pesë nënkryetarët e parashtroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili në takimin e sotëm me gazetarët tha se në takimin koordinues grupet e deputetëve u dakorduan të vazhdojë kjo mbledhje. Deri në përfundim të debatit, siç sqaroi Xhaferi, deputetët mund të parashtrojnë amandamente për ndryshim të këtij vendimi, ndërsa ai si propozues të deklarohet për të.

Lexo Edhe:

Sipas Rregullores, opozita ka  një vend nënkryetari, dy propozon Komisioni për zgjedhje, ndërsa dy janë të shumicës.

Në mbledhjen e caktuar për sot pasdite janë pesë vendimet për gjendje të jashtëzakonshme të presidentit Stevo Pendarovski që në shtëpinë ligjvënëse duhet të konfirmohen me shumicë prej dy të tretave.

Opozita në koordinim nuk u deklarua se si do të votojë për këto vendime, por sipas Xhaferit, sot për to nuk do të votohet. Mbledhja sipas të gjitha gjasave do të ndërpritet rreth pikës për Informatën për gjendjet me sektorin e përpunimit të rrushit në vitin 2020 të VMRO-DPMNE-së, në mënyrë që të mundësohet të mbahet debati publik.

Xhaferi paralajmëroi mbajtje edhe të takimit në suaza të procesit Zhan Mone, por do të vlerësohet nëse ai do të mbahet me prani fizike apo onllajn. Në këto takime do të vazhdohet me punë për ndryshim të Rregullores, ndërsa do të hapen edhe çështje të reja lidhur me verifikimin e mandateve dhe konstituimit të Parlamentit, diçka që ishte imponuar në opinion në mbledhjen e fundit konstituive.