Denoncimi i invalidit: Shtëpia u rrënua nga tërmeti, por bashkia nuk e vlerëson të tillë - Gazeta Express
string(86) "denoncimi-i-invalidit-shtepia-u-rrenua-nga-termeti-por-bashkia-nuk-e-vlereson-te-tille"

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2020 16:37

Denoncimi i invalidit: Shtëpia u rrënua nga tërmeti, por bashkia nuk e vlerëson të tillë

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2020 16:37

Invalidi Shaqir Kasmi bën denoncimin e rëndë ku përveç fatkeqësive të një pasnjëshme, Bashkia Tiranë nuk e ka futur në programin e rindërtimit, edh epse shtëpia e tij është e rrënuar.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa bisedoi me banorin e njësisë 8, Shaqir Kasmi, që sipas selisë blu nuk ka përfituar nga procesi i rindërtimit, megjithëse shtëpia e tij është dëmtuar plotësisht.

Lexo Edhe:

Shaqiri tregon se shtëpia pësoi dëmtime që në shtatorin e kaluar.

“Shtëpinë e pa inxhinjiere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi,  e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”. – tregon Shyqyriu, i cili ka një fatkeqësi të dyfishtë. Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Fatkeqësia tjetër ishte se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëme në shtëpi, megjithëse realiteti është krejt i kundërt.

“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmën e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”- thotë Shaqiri, i cili tregon se nuk ka marrë as bonus, asgjë nga bashkia.

Shaqir Kasmi: Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, “dua vetëm që të ma rregullojnë se leket nuk i dua

Ina Zhupa: Ti do që të rregullosh shtëpinë, që të fusësh kokën .

Qytetari: Unë dua të rregulloj shtëpinë që të rri tamam si të gjithë njerëzit.”