Daut Haradinajt i bashkohen dhjetëra banorë të Mramorit - Gazeta Express
string(55) "daut-haradinajt-i-bashkohen-dhjetera-banore-te-mramorit"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

12/10/2021 19:05

Daut Haradinajt i bashkohen dhjetëra banorë të Mramorit

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

12/10/2021 19:05

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar Mramorin, duke premtuar se do të ketë ndryshim të madh në kryeqytet.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Prishtinën po e presin shumë punë të mira.

“Në Mramor, bashkë me shumë burra që sot ju bashkangjiten ndryshimit të madh për Kryeqytetin e të gjithëve.

Është e qartë tash, që Prishtinën po e presin shumë punë të mira, Mramori dhe të gjitha fshatrat tjera do të trajtohen me kujdes të veçantë dhe barabartësi. Neglizhimi shumëvjeçar i zonave rurale, që janë pjesa më vitale e Prishtinës, ka marrë fund. Ne kemi vizion dhe plan për të gjithë”, thuhet në postimin e tij.