Daja i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj: T'i bashkojmë forcat si shoqëri e t'i ndihmojmë drejtësisë, s'durohet më kështu - Gazeta Express
string(114) "daja-i-21-vjecares-qe-u-vra-ne-ferizaj-ti-bashkojme-forcat-si-shoqeri-e-ti-ndihmojme-drejtesise-sdurohet-me-keshtu"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:32

Daja i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj: T’i bashkojmë forcat si shoqëri e t’i ndihmojmë drejtësisë, s’durohet më kështu

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:32

Milazim Tahiri, daja i 21-vjeçares Erona Cokli e cila u vra pasditen e së premtes në Ferizaj, tha në një marsh protestues që u mbajt sot në këtë qytet se shoqëria duhet ta ndihmojë drejtësinë.

Tahiri tha se dëshiron që “gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”, raporton T7.

Lexo Edhe:

“Unë jam Milazim Tahiri, daja i Drilonit. Unë mendoj se edhe ne si shoqëri në përgjithësi do t’i bashkojmë forcat dhe do t’i ndihmojmë drejtësisë. Boll na vranë. S’durohet më kështu. Unë mendoj që të jetë ky rast i fundit, se na vranë Marigonën, na e vranë Liridonën, na e vranë Eronën. Boll më me vrasje. S’ka më vrasje. Dëshira ime është që gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”, tha ai në një deklarim të shkurtër para gazetarëve.

Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai i mitur i 21-vjeçarë së vrarë, i cili mbeti i plagosur atë ditë.

Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. 21-vjeçarja u varros dje, ndërsa 36-vjeçari u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej një muaji.

Një tjetër protestë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbahet sot. Është planifikuar të fillojë në 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.