Marsh protestues në Ferizaj pas vrasjes së 21-vjeçares, merr pjesë edhe vëllai i saj i plagosur - Gazeta Express
string(94) "marsh-protestues-ne-ferizaj-pas-vrasjes-se-21-vjecares-merr-pjese-edhe-vellai-i-saj-i-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:17

Marsh protestues në Ferizaj pas vrasjes së 21-vjeçares, merr pjesë edhe vëllai i saj i plagosur

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:17

Në Ferizaj ka nisur një marsh protestues pas vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në këtë qytet pasditen e së premtes.

Protestuesit nisën marshimin nga afër kësaj qendre, duke mbajtur në duar parulla si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”. Para tyre po mbajnë një parullë të madhe ku shkruan “A duhet të armatosemi edhe ne, për ta mbrojtur veten?!”.

Lexo Edhe:

Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai i mitur i gruas së vrarë, i cili mbeti i plagosur atë ditë, raporton T7.

Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu. 21-vjeçarja u varros dje, ndërsa 36-vjeçari u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej një muaji.

Një tjetër protestë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbahet sot. Është planifikuar të fillojë në 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.